Kuvendi i Komunës së Klinës ka miratuar sot propozimin e kryetarit të kësaj komune, Sokol Bashota ku edhe kanë futur në rend dite deklaratën kundër ndaljes së Ramush Haradinajt në Francë.
“Me propozimin e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, sot Kuvendi i Komunës së Klinës ka miratuar propozimin e kryetarit për futjen në rend dite të deklaratës kundër ndaljes së tejzgjatur të ish komandantit të UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj nga shteti i Francës, në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga shteti serb”, thuhet në propozimin e kryetarit Bashota.