Somali: 10 të vrarë, 20 të plagosur në një sulm me makinë-bombë

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 13:51 | Nga

Të paktën 10 persona janë vrarë në një sulm me makinë-bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Raportohet se sulmi për cak e kishte ndërtesën e qeverisë dhe përgjegjësinë për të e kanë marrë kryengritësit islamikë, transmeton Express. Ndërkohë, raportohet edhe për 20 të plagosur.

“Më shumë se 10 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi e ka shkatërruar ndërtesën e zyrave qendrore të rrethinës Wadajir,” ka thënë Abdifatah Omar Halane, zëdhënësi i kryetarit të Mogadhishut.

Në shpërthim janë shkatërruar edhe 10 automjete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme