Son shënon katër gola në fitoren e thellë të Tottenhamit

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi jugkorean Son Heung-Min ka realizuar katër gola sot në fitoren 5:2 që Tottenhami e ka realizuar në udhëtim ndaj Southmaptonit në xhiron e dytë të Premier Leagues.

Një gol tjetër për Tottenhamin e shënoi Harry Kane, që pati edhe katër asistime, ndërsa për Southamptonin të dy golat i shënoi Danny Ings.

Është hera e parë që një lojtar i ka asistuar së paku tre gola për një bashkëlojtar të tij në një ndeshje në Premier League, që nga viti 2003, kur Thierry Henry kishte asistuar tri gola për Freddie Ljungbergun në fitoren e Arsenalit ndaj Sunderlandit.

“Është e pabesueshme të shënosh katër gola në Premier League. Katër asistime spektakolare nga Harry, ai e meriton të shpallet lojtar i ndeshjes”, ka thënë Son.

Të ngjashme