Sondazhi i fundit e nxjerrë VV-në me 49.5 % të votave – pa ato të mërgatës, thotë Rrustemi

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes Adnan Rrustetmi thotë se sondazhi i fundit e nxjerrë VV-në me 49.5 për qind të votave pa ato të mërgatës, për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Sondazhi i fundit, është ky i UBO-s i cili e di unë, mbase mund të ketë një tjetër që nuk e di”, u shpreh ai.

Lidhur me sondazhin ku VV-ja doli me 34 për qind të votave, Rrustemi thotë se kjo është pjesë e “luftës speciale”, përcjell Klankosova.tv.

“Është pjesë e luftës speciale, nxirreni autorin, të dhënat, kampionin analitik. Nuk ka ndarje më të qartë sesa ecja për në zgjedhjet e 9 shkurtit, janë duke u bërë të katërtat bashkë, këtë janë duke mësuar nga disa gabime të veta”, deklaroi ai në emisionin “DPT te Fidani”.

Të ngjashme