Sondazhi i fundit në Kosovë – Bie kënaqshmëria me Kurtin, por VV-ja mbetet e para

Prishtinë | 06 Maj 2024 | 16:00 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për hulumtim dhe informim publik (ISRN), Instituti i Statistikës “Rahmil Nuhiu”, Instituti i Ballkanologjisë dhe Instituti për Aftësim Profesional dhe menaxhim, kanë zhvilluar një sondazh me 1350 respodentë në shtatë komuna të Kosovës, konkretisht në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan e Gjakovë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë sondazh është parashikuar edhe ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës që aplikohet në zgjedhje në Kosovë.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele, Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitonte 38.07 për qind. PDK 17.19 për qind, LDK 18.22 për qind. AAK-Nisma 12.44 për qind, ndërsa të tjerat përqindjen tjetër.

Ndërsa për kryeministër, qytetarët kanë përzgjedhur sërish Albin Kurtin, me 36.30 për qind. Në vend të dytë është Lumir Abdixhiku i LDK-së me 19.19 për qind, ndërsa Memli Krasniqi në vendin e tretë me 18.07 për qind.

Në pyetjen se sa jeni të kënaqur me kryeministrin Albin Kurti, 418 qytetarë apo 30.96 për qind e tyre janë shprehur të pakënaqur, ndërsa shumë të kënaqur janë shprehur 295 qytetarë. Me notën 2 e 3 e kanë vlerësuar kryeministrin Kurti 254 qytetarë, respektivisht 213.

Në këtë anketë, qytetarët nuk e përjashtojnë as migrimin. 487 qytetarë janë shprehur të gatshëm të largohen nga Kosova në mundësinë e parë, 327 të tjerë janë shprehur kundër migrimit. E 141 të tjerë migrimin e konsiderojnë si opsion varësisht nga politika në Kosovë.

Ardit Bobi udhëheqës i projektit, ka deklaruar për Ekonomia Online se në këtë sondazh janë përfshirë 30 pyetje dhe se ka të bëjë me migrimin, gjendjen socio-ekonomike e kënaqshmërinë ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Anketa është bërë në shtatë qytete të Kosovës ku janë pyetur rreth 1350 respondentë qytetet përfshin kryeqytetin Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë ku në Prishtinë janë marr në pyetje rreth 300 respondentë në Mitrovicë 170 Pejë 170 Prizren ë00, Ferizaj 160, Gjilan 180 dhe Gjakovë 170. Në secilin regjion janë përfshirë edhe komunat që e  përbejnë regjionin si psh regjioni i Prishtinë është kompletuar me respodentët e Podujevës, Obiliqit, Fushë-Kosovës, Drenasit dhe Lipjanit. Mosha e respodentëve është prej moshës 18 vjeç deri në mbi 78”, u shpreh ai.

“Gjithsej janë të përfshira mbi 30 pyetje disa prej tyre kanë të bëjnë me të ardhurat e respodentëve a planifikojnë ata të largohen nga Kosova duke pasur parasysh që kanë qenë një premtim parazgjedhor i ministrit se a janë të kënaqur me luftën kundër korrupsionit sa janë të kënaqur me performancën e kryeministrit nga një deri në pesë cilat janë çështjet më të rëndësishme që qeveria aktuale nuk i ka përmbajtur mjaftueshëm premtimin e saj tek pyetja se a mendoni se qeveria aktuale i ka arritur t’i përmbush premtimin e saj parazgjedhor nuk ka qenë edhe e kënaqshme për respodentët në statistika. Në fillim ishte paraparë që të realizohen edhe 150 anketa në komunat me shumicë të popullatës serbe por për shkaqe infrastrukturore nuk kemi arritur t’i realizojmë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa te pyetja se cila është çështja e rëndësishme që qeveria aktuale nuk e ka trajtuar mjaftueshëm është arsimi me 14.18 për qind, shëndetësia me 12.41 për qind, luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit, 12.48 për qind, papunësia me 11.91 për qind dhe zhvillimi ekonomik me 24.43 për qind.

Kurse se a planifikojnë qytetarët të largohen nga Kosova për të jetuar diku tjetër dhe jo në Kosovë, prej 100 të anketuarve 36.07 për qind janë përgjigjur se do migrojnë në mundësinë e parë.

Në pyetjen tjetër te sondazhit, se a i ka përmbushur qeveria aktuale premtimet zgjedhore prej 100 të anketuarve 19.11 për qind, janë përgjigjur me po, kurse 37.56 për qind janë përgjigjur negativisht.

Te pyetja se cilën parti politike ose koalicion nuk do e votonin asnjëherë qytetarët nga 100 të anketuar përqindjen më të madhe e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje me 23.11 për qind, kurse partia më me pak e votuar ka qenë AAK-NISMA me 10.30 për qind.

Të ngjashme