Pritjes po i vjen fundi!
Nisja e edicionit të dytë të formatit gjigant televiziv Big Brother VIP Kosova, do të ndodh sonte.
Edhe një herë tjetër do të keni mundësinë që të preferuarit e juaj nga kasti i përzgjedhur me shumë vigjilencë, t’i ndiqni 24 orë në ditë në 7 ditë të javës.
Spektakli i parë ‘Prime’ do të nis sonte, duke filluar nga ora 21:00, derisa i njëjti do të transmetohet ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion.
Nikoqirët e programit edhe për këtë vit do të jenë, prezantuesi nga Kosova, Alaudin Hamiti dhe aktorja nga Shqipëria, Jonida Vokshi.
Por, siç ju kemi njoftuar, ndryshime do të ketë në panelin e opinionistëve, ku përpos prezantueses, Anita Haradinajt që në këtë rol erdhi edhe në sezonin e parë, një karrige është rezervuar ekskluzivisht edhe për gazetarin, Bledi Mane.