Mbrëmjen e sotme zhvillohet ndeshja e kthimit në peshën e rëndë mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.
Joshua i Britanisë u mposht nga rivali ukrainas Usyk në meçin e tyre të parë në shtator të vitit të kaluar, ku humbi titujt e tij të botës në peshën e rëndë.
Ndeshja e kthimit fillimisht ishte planifikuar për në maj, por lufta në vendlindjen e kampionit, Ukrainë, bëri që ndeshja të shtyhej, pasi Usyk u kthye në Ukrainë dhe u bashkua me ushtrinë në mbrojtje të kombit të tij.
35-vjeçari më vonë mori lejen nga Ministri i Sportit në Ukrainë për t’u kthyer në kampin e tij stërvitor dhe për t’u përgatitur për rimeçin epik me Joshuan, 32 vjeç.
Titujt botërorë WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO do të jenë të gjithë në linjë, ashtu si edhe rripi i Revistës Ring pasi kampioni i WBC Tyson Fury konfirmoi tërheqjen e tij.
Kjo luftë po quhet “Inati në Detin e Kuq”.
Ndeshja do të mbahet në arenën e mbyllur në King Abdullah Sports City në Jeddah, Arabi Saudite.