Sony demonstron ekranin gjigant me 16K

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse pritet të kalojë mjaft kohë derisa teknologjia e re të fillojë t’u ofrohet konsumatorëve mainstream, kemi pasur rastin t’i shohim ekranet 16k në modelet komerciale dhe prototipe gjatë vitit të kaluar, raporton Neowin.

Gjatë panairit NAB (National Association of Broadcasters) të vitit 2019, Sony në Las Vegas e ekspozoi ekranin e vet më të ri prej 16K, i cili e ka një lartësi prej pesë metrash dhe një gjatësi prej 19 metrash. Ekrani është instaluar aktualisht në Shiseido Research Center në Japoni.

Edhe pse rezolucioni i këtij modeli 16K është mbresëlënës, nuk është në pyetje një ekran. Në vend të kësaj, Sony mbështetet në teknologjinë e vet Crystal LED, e cila ia mundëson kompanisë që të përdorë panele të shumëfishta së bashku, pa korniza të dukshme. Panelet ofrojnë ndriçim deri në 1000 cd/m², e mbështesin një rifreskim maksimal prej 120Hz dhe një fotografi që është e qartë pavarësisht nga këndi i shikimit, shkruan KOHA Ditore.

Meqë teknologjia e krijimit të një ekrani të tillë është mjaft e rrallë, Sony u detyrua ta krijojë një film specifik për Shiseido, ashtu që ekrani të mund ta paraqesë ndonjë përmbajtje në qendrën kërkimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme