Sot bëhen tetë vjet nga vdekja e Adem Demaçit

Prishtinë | 26 Kor 2026 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Sot mbushen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Adem Demaçit, një prej figurave më të shquara të historisë moderne të Kosovës.

Ai u nda nga jeta më 26 korrik 2018, në moshën 82-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në luftën për liri, të drejta dhe dinjitet njerëzor.

I njohur si “Mandela i Kosovës” për shkak të 28 viteve të kaluara në burgjet e ish-Jugosllavisë për bindjet dhe veprimtarinë e tij politike, Demaçi mbeti gjatë gjithë jetës simbol i rezistencës, i fjalës së lirë dhe i përkushtimit ndaj çështjes kombëtare.

Emri i Adem Demaçit vazhdon të mbetet pjesë e historisë dhe frymëzim për brezat e rinj.

Të ngjashme