Sot diell e vranësira, temperaturat ekstreme do të lëvizin

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Sot do të mbajë mot me diell dhe me pak vranësira, por që temperaturat ekstreme do të lëvizin lehtazi.

“Mot kryesisht i ngjashëm [me diell dhe me vranësira të pakta] por me lëvizje të lehta të temperaturave ekstreme”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius”.

Të ngjashme