Sot ditë me shi, javën tjetër mot dimëror

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Sot pritet mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende priten edhe riga shiu, më të shprehura në perëndim të vendit.

Sipas Prishtina Weather ditën e hënë, për momentin, parashihet mot më tipik dimëror, me rënie të theksuar të temperaturës dhe reshje shiu e bore.

Temperaturat do të mbeten lartë mbi vlera mesatare. Minimalet madje edhe ndërmjet 5C e 9C, e maksimalet në fundjavë rriten edhe deri në 13C e 14C. Ditën e hënë më pas pësojnë rënie.

Të ngjashme