Sot ditë me shi në Shqipëri

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë bën me dije se gjatë pjesës së parë të ditës së sotme parashikohet mot me vranësira të dendura, të shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Prej orëve të mesditës do të ketë pakësim të vranësirave dhe alternime kthjellimesh si dhe reshje shiu të dobëta dhe lokale. Pas orëve të pasdites do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Mjegull e mjegullinë lokale në lugina. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 10 m/sek, përgjatë vijës bregdetare erë relativisht intensive deri në 15-20 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 11/13 Shi diell

Lezhë 10/13 Shi diell

Durrës 14/17 Shi diell

Tiranë 13/17 Shi diell

Berat 9/15 Shi diell

Vlorë 13/18 Shi diell

Korçë 7/11 Shi diell

Gjirokastër 9/12 Shi diell

Sarandë 15/17 Shi diell

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme