Sot i jepet lamtumira e fundit atdhetarit Rexhep Berisha

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 12:46 | Nga

Sot i jepet lamtumira e fundit babait të Heroit të Kombit Nuhi Berisha, Rexhep Berisha. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Gjilan.

Po sot, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, Kuvendi Komunal i Gjilanit, mban akademi komemorative në nderim të atdhetarit Rexhep Berisha.

Agjenda është si vijon:

14:30 – Mbledhja komemorative e Kuvendit Komunal
15:00 – Mbledhja komemorative në Teatrin e Qytetit
16:00-16:45 Homazhe pranë arkivolit para Teatrit të Qytetit
16:45 – Nisja e kortezhit nga Teatri, nën përcjelljen e Gardës së FSK-së
17:15 – Ceremonia e varrimit të Rexhep Berishës në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme