Sot do të kthehet në Kosovë një vajzë e cila që nga shpërthimi i pandemisë kishte mbetur e ngujuar në Spanjë.
Lajmin për kthimin e saj e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu.
Ajo kishte mbetur në qytetin spanjoll Malaga, për më shumë se dy muaj.
“Një vajzë e ngujuar në Malaga që nga shpërthimi i pandemisë në Spanjë, sot po kthehet ne Kosovë. Riatdhesimi i saj po ndodhë pas shumë përpjekjeve. I falënderoj të gjitha institucionet dhe njerëzit e involvuar në këtë proces. Vajzës i dëshirojmë fluturim të mbarë dhe bashkim sa më të shpejtë me familjen!”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.