Sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku pritet të vendoset për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nis në orën 16:00.

Ky takim vjen pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së e cila u zhvillua të mërkurën, ku u diskutua për të njëjtën çështje.

Zgjedhjet e fundit të rregullta të këtij subjekti politik janë zhvilluar në vitin 2019.

Të ngjashme