Zyra për media e Kuvendit të Kosovës njoftoi se sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.
Sipas komunikatës për media mbledhja do të fillojë në orën 11:00 dhe do t’i ketë këto pika të rendit të ditës.
Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
Njoftimi për formimin e grupeve parlamentare,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,
Caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme,
Përgatitjet për seancë të re:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.