Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancë plenare e cila do të nis nga ora 12:00.

Sipas njoftimit, në rend të ditës janë tri pika të papërfunduara nga seancat plenare të kaluara.

Më poshtë gjeni rendin e plot të ditës:

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor, 18 nëntor 2022 dhe 18 janar 2023:

Votimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022:

Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,

Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022:

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,

Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,

Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,

Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,

Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

  1. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Të ngjashme