Fushata pesëditore e partive politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit do të përfundojë sot.
Në garë për ta udhëhequr këtë komunë janë: Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën, Bedri Nika nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e Re, Vehbi Berisha nga Partia Fjala, si dhe Xhavit Drenori si kandidat i pavarur.
Ndërkaq, në këto zgjedhje nuk po marrin pjesë:Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.