Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike mbeten në Shqipëri duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë, por në orët e pasdites dhe mbrëmjes kemi shfaqje të vranësirave kryesisht në Juglindje të vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me -3°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 14°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veri-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al