Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë në 1 gradë Celsius.
Kryesisht do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK.