Sot dhe pjesën e parë të së enjtes reshjet e shiut do të shtrihen në tërë territorin e vendit, ku intensiteti i tyre do të rritet, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Reshje me intensitet më të lartë pritet të ketë në perëndim dhe jugperëndim të vendit, kurse pjesa juglindore parashihet që të ketë reshje me intensitet më të ulët.
IHMK ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 2 -5 gradë Celsius, kurse, maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, në viset e ulëta.
“Në viset malore ku pritet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë, temperaturat minimale do të ulen në -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK-ja.