Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit, në bazë të ecurive sinoptike, vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.