Sot në Shqipëri, diell dhe rritje temperaturash

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 12ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 21ºC.

Era do të fryjë në drejtim verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme