Kthjellimet vijojnë të dominojnë dhe të martën, teksa temperaturat në Shqipëri pritet të shkojnë deri në 30 gradë Celcius, maksimalja.
Sipas Meteoalb, kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë territorin gjatë pjesës së parë të ditës ndërsa pasditja mbetet kryesisht me kthjellime në zonat Perëndimore por vranësira të shpeshta do të ketë pjesa më e madhe e vendit duke sjellë shira të izoluar në veri dhe zonat lindore.
Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 8 në 29 – 30°C.