Sot në veri mbahet protestë e organizuar nga Lista Serbe, me tri kërkesa

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Sot në veri të Mitrovicës do të mbahet një protestë e organizuar nga Lista Serbe, e cila është planifikuar të mbahet nga ora 12:00.

Protesta e organizuar nga Lista Serbe thirret në tri kërkesa të serbëve.

Anulimi i vendimit për targa, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe vendosja e një komandanti serb në Veri, janë kërkesat themelore të protestuesve.

Deri te protesta e sotme ka ardhur pas shkarkimit të Nenad Gjuriqit nga pozita e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Veri.

Gjatë ditës së djeshme, policët serbë dorëzuan uniformat e tyre, teksa ky komunitet u tërhoq nga institucionet e shtetit.

Të ngjashme