Shoqata e Filozofëve të Kosovës (SHFK), në bashkëpunim me Departamentin e Filozofisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, organizon më 20 dhe 21 tetor 2025 edicionin e tretë të Simpoziumit Ndërkombëtar Ndër/Trans Disiplinar “Filozofema”. Ngjarja do të zhvillohet në sallën 127 të Fakultetit Filozofik, nga ora 10:00 deri në 17:00.
Ky edicion udhëhiqet nga Ridvan Emini, ndërsa bashkëudhëheqës shkencorë janë Labinot Kelmendi dhe Nehat Sadiku. Temat qendrore të simpoziumit janë:
Në këtë simpozium do të marrin pjesë studiues, profesorë dhe filozofë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Austria, Libani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kumtesa që trajtojnë filozofinë, teknologjinë, artin dhe etikën bashkëkohore.
Synimi i “Filozofema III” është krijimi i një hapësire dialogu ndërmjet filozofisë dhe shkencave të tjera, duke reflektuar mbi rolin e njeriut në epokën e Inteligjencës Artificiale dhe mbi sfidat e perceptimit vizual në kulturën moderne.
Të interesuarit ftohen të marrin pjesë në këtë ngjarje akademike dhe kulturore, që shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit filozofik bashkëkohor në Kosovë dhe më gjerë.