Sot nisë Java e Krenarisë në Kosovë

Prishtinë | 03 Qer 2024 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Dita e hënë zyrtarizon hapjen e Javës së Krenarisë në Kosovë.

Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë bëhet nën patronimin e Zyrës për Qeverisje të
Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit.

Hapja bëhet në ndërtesën e Qeverisë nga ora 18:00.

Të pranishëm do të jenë: Habit Hajredini, drejtor i Zyrës së Kryeministrit për Qeverisje të Mirë.

Ndërkaq, fjalë rasti do të kenë, Glauk Konjufca, kryetar i Parlamentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, Tomas Szunyog, shef i zyrës së BE-së në Kosovë, Alyson Grunder, zëvendësambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jonas Westerlund, ambasadori i Suedisë në Kosovë si dhe Arbër Nuhiu, drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD.

Java e Krenarisë, paralelisht me fuqizimin e personave LGBTQI+, synon të ngrit vetëdijen kolektive dhe dukshmërinë e orientimeve seksuale dhe/ose identiteteve gjinore të ndryshme në shoqërinë kosovare, të adresojë çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+ dhe të luftojë diskriminimin dhe trajtimin e pabarabartë të personave LGBTQI+ në Kosovë.

Të ngjashme