Sot përfundon afati për ankesa në PZAP, deri më tani janë dorëzuar 18 sosh

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Sot mbyllet afati që subjektet politike dhe kandidatët të dorëzojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në lidhje me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.

Desku tha se deri më tani janë dorëzuar 18 ankesa, të cilat më shumë janë siç tha ai nga kandidatët për deputetë.

Sipas tij, sot në orën 11:00 përfundon afati i dorëzimit të ankesave si nga subjektet politike po ashtu edhe të kandidatëve për deputetë.

“Nga momenti i djeshëm ku ankesat filluan në orën 11:00 afati i dërgimit të këtyre ankesave është 24 orë, kështu që përfundon sot në orën 11:00. PZAP ka të drejtë t’i shqyrtoj këto ankesa si dhe të ju kthej përgjigje për 72 orë. Deri më tash janë dorëzuar 18 ankesa, më shumë janë të kandidatëve për deputetë”, ka thënë Desku.

Ndërkaq, PZAP do të ketë kohë tri ditë për të marrë vendim rreth këtyre ankesave. Nëse palët janë të pakënaqura me vendimet e PZAP, atëherë mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme