Sot pjesa e parë e Provimit të Maturës, pjesa e dytë më 3 shtator

Prishtinë | 27 Gus 2016 | 12:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka organizuar sot pjesën e parë të Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit), të cilit i janë nënshtruar mbi 8.500 maturantë, që nuk kishin arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit.

Me këtë rast, për të parë nga afër mbarëvajtjen e këtij procesi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Arsim Bajrami, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,  Arbërie Nagavci, ka vizituar nxënësit që po testoheshin në qendrën e testimit në shkollën “Gjin Gazuli”, në Prishtinë.

“Këtu pamë se gjithçka po shkon në rregull. Me kohë janë shpërndarë testet dhe po shpresojmë që Matura të dalë sa më e suksesshme. Tani është më lehtë, sepse kemi vetëm 8.500 maturantë dhe iu urojmë të gjithëve që të kalojnë maturën dhe të kyçen në arsimin e lartë”, tha ministri.

Ministri Bajrami theksoi se jemi marrë vesh me të gjitha universitetet dhe kolegjet që pas publikimit të rezultateve të hapen konkurset për pranim në universitete. “Nga këtu garantoj se secili maturant do të ketë qasje në arsimin e lartë. Kemi vende për të gjithë, qoftë në sektorin publik, por edhe në atë privat”.

Ministri Bajrami uroi që të ketë sa më pak lëshime, apo ndërhyrje në procesin e testimit përmes internetit, që është edhe problem global.

“Përgjithësisht matura e vitit 2016 ka qenë e suksesshme dhe ne jemi të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor. Gjithçka është përgatitur në bashkëpunim me komunat dhe ky vit të jetë një vit ku ne do të korrim sukseset e para në ngritjen e cilësisë dhe stabilizimin e sistemit arsimor”, tha ministri Bajrami.

Pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore për afatin e gushtit do të organizohet më 3 shtator 2016

testi i matures 1

testi i matures

Të ngjashme