Prindërit e aktivistit të vdekur të VV’së në Burgun e Prizrenit, Astrit Dehari dhe avokati i familjes Tom Gashi, do të flasin sot në Institutin e Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e Deharit.
Prindërit e Deharit do të flasin në një konferencë për media, e cila do të mbahet në zyrën e avokatit Gashi, duke filluar nga ora 12:00.
Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2016, ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të eksperteve.