Ekonomia Online
FUNDIT

Sot pritet të shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës

Sot pritet të shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës

Pritet që sot të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës pas ankesës që është bërë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime lufte. Për këtë rast janë mbajtur dy seanca të apelit në të cilat mbrojtja ka kërkuar lirimin e Shalës ose rikthimin e […]

Pritet që sot të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës pas ankesës që është bërë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime lufte.

Për këtë rast janë mbajtur dy seanca të apelit në të cilat mbrojtja ka kërkuar lirimin e Shalës ose rikthimin e çështjes në rigjykim, ndërsa Prokuroria ka thënë se trupi gjykues në këtë rast ka vendosur drejtë.

Ngjashëm sikurse Prokuroria, qëndrimin e ka pasur edhe mbrojtësi i viktimave.

Të ngjashme