Iniciativa “Shoqëria kancerogjene” nëpërmjet Facebook ka bërë thirrje për protestë paqësore kundër ndotjes, që do të mbahet sot prej orës 13:00, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.
“Ne jemi të rinj të shqetësuar të cilët as nuk mbështetemi nga partitë, as nuk synojmë të bëhemi parti, por ne përpiqemi si qytetarë për të dhënë kontributin tonë për të zgjidhur problemin e ndotjes. Deri më tani kemi pasur mundësi të shohim se si institucionet e tanishme janë të gatshme për të zgjidhur situatën alarmante me ndotjen e ajrit dhe kemi vendosur të thërrasim qytetarët për të luftuar për një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm, nuk kemi kohë për të humbur, thotë Kristian Uzunov, një nga organizatorët e protestës kundër ndotjes së ajrit para Parlamentit.
Ata i ftuan të gjithë qytetarët, ekoaktivistët, ekspertët, mjekët që të vijnë në protestë dhe t’i kompletojnë kërkesat e tyre ndaj qeverisë, si dhe të ofrojnë zgjidhjet më të mira për ndotjen në Shkup, ndërsa i bëjnë thirrje qeverisë dhe opozitës të mos përpiqen të keqpërdorin qëllimin e tyre dhe ta vënë atë në një kontekst tjetër.