Pritet që sot të publikohen rezultatet e testimit të një vaksine të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit në Britani të Madhe.
Rezultatet e publikuara sot do të përfshijnë të gjeturat nga faza e parë e studimit në të cilin janë të përfshirë rreth një mijë vullnetarë. Këto janë rezultatet e para të testit klinik në njerëz, shkruan “BBC”.
Qëllimi kryesor i këtyre rezultateve është të që sigurohet se vaksina është e sigurtë për t’u përdorur në masë më të gjerë të njerëzve.
Sidoqoftë, përmes këtyre rezultateve mund të mësohet diçka më shumë edhe për llojin e përgjigjes së sistemit imunitar që kjo vaksinë e ka nxitur si dhe nëse vaksina shkakton prodhim të antitrupave apo nëse stimulon pjesë të tjera të sistemit imunitar.
Ajo që nuk do të dihet sot është nëse vaksina funksionon apo me fjalë të tjera, nëse mund ta parandalojë futjen e infeksionit në organiëm apo nëse mund t’i pakësojë simptomat.
Për t’i gjetur përgjigjet e këtyre pyetjeve, shkencëtarët do të kenë nevojë për testim në më shumë njerëz dhe në shtete ku ka më shumë raste tash për tash sesa në Britaninë e Madhe.