Marrëveshje përfundimtare për formimin e një koalicioni qeveritar në Maqedoninë e Veriut pritet në mbledhjen e sotme të liderëve të kryetarëve të LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.
Siç kumtuan dje LSDM dhe BDI, është arritur marrëveshje serioze mes dy partive në negociatat për formimin e qeverisë maqedonase.
Gjatë fundjavës dhe dje, takimet intensive të punës vazhduan midis përfaqësuesve të LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi” dhe BDI-së me qëllim të krijimit të një marrëveshje koalicioni për një qeveri të ardhshme të qëndrueshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së punuan intensivisht në krijimin e një marrëveshje cilësore, të shpejtë dhe të plotë të koalicionit në ditët para afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh pas marrjes së mandatit. Në bisedimet e zhvilluara në nivelin e Sekretarëve partiak, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë”, theksuan dje nga LSDM.
LSDM dhe BDI Në dy ditët e kaluara punuan në harmonizimin e programeve zgjedhore dhe shpërndarjen e përgjegjësive sipas resorëve të të dyja partive dhe krijimin e një programi katërvjeçar për qeverinë e ardhshme, ndërsa bisedimet iu dedikuan tërësisht ekonomisë, drejtësisë, barazisë dhe integrimit. Të dy partitë informuan se është arritur një marrëveshje në parim në lidhje me shpërndarjen e përgjegjësive sipas resorëve, pa zbuluar detaje të zgjidhjeve të kuadrove.
LSDM dhe BDI i filluan negociatat menjëherë pas seancës konstituive të Parlamentit më 4 gusht, u mbajtën disa takime midis Zaevit dhe Ahmetit. Të dy partitë patën konsultime edhe të enjten javën e kaluar, pasi më parë në të njëjtën ditë, kreu i shtetit Stevo Pendarovski ia dha mandatin për formim të qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Takimi treorësh i Zaevit me Ahmetin në atë kohë, në një deklaratë të përbashkët, u vlerësua si konstruktiv dhe produktiv dhe në të cilin u arritën bazat për “përparim drejt një marrëveshje koalicioni për një qeveri të re evropiane të angazhuar për integrimin evropian, ekonominë, barazinë dhe sundimin e ligjit”.
Nga ana e saj, BDI kumtoi se bisedimet për formimin e një koalicioni qeveritar me LSDM-në po zhvillohen në nivele të ndryshme partiake, duke shprehur besim se do të arrihet një marrëveshje përfundimtare dhe një qeveri me një mandat të plotë katërvjeçar, e cila do të votohet në Kuvend, do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe do ta vazhdojë partneritetin me aleatët Euroatlantikë.
Pas marrëveshjes për një qeveri të re, pritet që kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi të caktojë vazhdim të seancës konstitutive dhe të zgjidhet kryetari i dhomës ligjvënëse i cili brenda afatit të përcaktuar me ligj do të duhet të mbledhë një seancë të re për zgjidhje të kabinetit të ri qeveritar.
Xhaferi dje deklaroi se do të caktojë vazhdim të seancës konstitutive sapo të vërtetohet se partitë i kanë zgjidhur dy çështjet e mbetura – zgjedhjen e kryetarit të dhomës ligjvënëse dhe komisionit për zgjedhje dhe emërime. Tha se nuk është dhe nuk e ka ndërmend të jetë arsye për bllokimin e institucionit dhe se i ndjekë procedurat.
Lidhur me mundësinë për kryeministër në rotacion ose kryetar në rotacion të Kuvendit, Xhaferi tha se është pako e marrëveshjes politike mes partive të cilat e përbëjnë shumicën dhe në këtë drejtim, siç tha, nuk udhëhiqet nga çështjet personale statusore.
“Puna është politike. Prandaj ndahet mandat për përbërjen e Qeverisë dhe program për punën e qeverisë i cili parashtrohet deri tek Kuvendi. Nëse në ato 20 ditë negociata për përbërjen e qeverisë e kanë shumicën përkatëse parlamentare, në afat prej 15 ditëve nga pranimi i propozim-përbërjes dhe programit të Qeverisë, Kuvendi duhet të mbajë seancë dhe të zgjedhë qeveri. Nëse marrëveshja politike është e tillë, kjo nuk është kontestuese”, theksoi Xhaferi.