Sot temperatura të larta, nga e marta mot me reshje shiu

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 07:42 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbaj mot i nxehtë, deri në 35 gradë Celsius, ndërsa nga e marta vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja të cilat do të kushtëzojnë mot relativisht të freskët, me vranësira të mesme të cilat do të mundësojnë reshje lokale shiu.

IHK njofton se të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por dita do të jetë relativisht e freskët, ndërsa nga dita e enjte sërish parashihen reshje.

Për shkak të luhatjeve të parametrave bazik, reshjet do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-35 gradë Celsius. Vlerat e temperaturave 35 gradë parashihen vetëm ditën e hënë, kurse ditët tjera të javës konsiderohen si të freskëta për shkak të prezencës së masave të ajrit nga verilindja e kontinentit.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia e erës mund të arrij maksimumin deri 12 m/s. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme