Ekonomia Online
FUNDIT

“Sot UÇK-ja u dënua për vrasjet që i bëri ushtria e Serbisë”

“Sot UÇK-ja u dënua për vrasjet që i bëri ushtria e Serbisë”

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale. Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se sot UÇK-ja është dënuar për vrasjet që i bëri ushtria e Serbisë. Sipas tij, populli i Kosovës mendon ndryshe. “Në emër t’popullit t’Kosovës, UÇK-ja po dënohet si ndërmarrje kriminale. Në […]

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se sot UÇK-ja është dënuar për vrasjet që i bëri ushtria e Serbisë.

Sipas tij, populli i Kosovës mendon ndryshe.

“Në emër t’popullit t’Kosovës, UÇK-ja po dënohet si ndërmarrje kriminale. Në emër t’popullit t’Kosovës, sot UÇK-ja u dënua për vrasjet që i bëri ushtria e Serbisë. Është koha me tregu që populli mendon ndryshe!”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme