Ekonomia Online
FUNDIT

Sot varroset nënkoleneli nga Mitrovica që vdiq në mënyrë tragjike

Sot varroset nënkoleneli nga Mitrovica që vdiq në mënyrë tragjike

Gjatë ditës së djeshme në rrethana tragjike ka ndërruar jetë oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkolonel Skender Hajdari. Sipas informacioneve të para, nënkoloneli nga Mitrovica dyshohet se është vetëplagosur dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në QKUK. Atij do t’i jepet lamtumira e fundit në ora 18:00 në varrezat në […]

Gjatë ditës së djeshme në rrethana tragjike ka ndërruar jetë oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkolonel Skender Hajdari. Sipas informacioneve të para, nënkoloneli nga Mitrovica dyshohet se është vetëplagosur dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në QKUK.

Atij do t’i jepet lamtumira e fundit në ora 18:00 në varrezat në Shipol -Komuna e Mitrovicës, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. Por fillimisht do të ketë homazhe nga njësitë e FSK-së.

“Homazhet do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot në ora 12:30, homazhe do të mbahen edhe në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë nga ora 15:00-16:00”, thuhet në njoftim.

“Skender Hajdari ka lindur më fshatin Zjaqë, Komuna e Podujevës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së Brigada 141 ,,Mehë Uka “ e Zonën Operative të Shalës, pas transformimit ka shërbyer në Trupat e Mbrojtëse të Kosovës zona e Katërt e Mbrojtjes , dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra dhe pozita të larta në Shtabin e Përgjithshëm dhe tani ishte me shërbim në Ministrinë e Mbrojtjes.

Pas vetës la bashkëshorten dhe tre fëmijë dy vajza dhe një djal”, njofton Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.

Të ngjashme