Sot varroset Shaip Thaçi, që mbeti dje i vdekur pas goditjes që mori në Veternik

Prishtinë | 11 Mar 2023 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Shaip Thaçi nga fshati Carrallukë, ka mbetur dje i vdekur në aksidentin që ndodhi në Veternik.

Ceremonia e varrimit të tij pritet të bëhet sot në ora 15:00, sipas njoftimit të familjarëve.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur dje në mesdite, sipas njoftimit të Policisë.

“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo, duke bërë me dije se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku.

Ndërkohë ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Të ngjashme