Spahija për gjendjen e 23 vjeçares që u godit nga rrëzimi i kulmit: Gjendja e saj është relativisht stabile

Prishtinë | 22 Jan 2024 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija, ka thënë se gjendja e 23 vjeçares që ka pësuar lëndime nga rrëzimi i kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, është stabile, raporton Ekonomia Online.

E njëjta po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intenziv Qendror (MIQ) që nga e enjtja dhe se gjendja e saj është duke u përmirësuar.

“Gjendja e saj është relativisht stabile. Është duke u përcjellë ende me barna të gjumit deri sa të vendos neurokirurgu”, u shpreh shkurt Spahija për EO.

Të ngjashme