Trajneri i Romës, Luciano Spalletti ka thënë se Napoli janë ekipi më i mirë në Ligë, sa i përket stilit të lojës.
Giallorossët udhëtojnë për në San Paolo nesër për të luajtur derbin e javës në Serie A ndaj skuadrës së Maurizio Sarri, me ndeshjen tashmë të faturuar si vendimtare në përcaktimin se kush do të sfidojë Juventusin për titullin kampion.
“Napoli janë ekipi më i mirë në Ligë, sa i përket stilit të lojës”, iu ka thënë Spalletti gazetarëve në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Ata janë më të talentuar, së bashku me disa ekipe të tjera. Në lidhje me mënyrën se si ata lëvizin në fushë, ata kanë shumë ekuilibër”.
“E dinë se çfarë duan të bëjnë dhe ata janë më të mirë në aspektin e të qenit të kompletuar në dy repartet, sulm dhe mbrojtje.