Spanca: ZKA-ja i ka dërguar 300 raste në Prokurori, s’kemi marrë asnjë përgjigje

Prishtinë | 08 Mar 2024 | 16:08 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi 300 raste të keqpërdorimit janë dërguar në Prokurori nga Zyra Kombëtare e Auditimit viteve të fundit por që nuk ka përfunduar asnjë proces. Kështu ka bërë të ditur auditorja e ZKA-së, Vlora Spanca, në panelin e mbajtur nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Roli i institucioneve dhe agjencive të pavarura në garantimin e integritetit institucional”, raporton Ekonomia Online.

Spanca tha se gjatë vitit të kaluar, janë dërguar 51 raste të tjera por që nuk kanë evidencë se sa prej tyre janë në procese gjyqësore, pasi që sipas Spancës mekanizmi kthyes nga Prokurori i Shtetit nuk është funksional.

“Është për keqardhje që edhe pse bëjmë maksimum me prefesionalizëm sepse është punë e ndjeshme por me gjithë këtë mund nuk e arrin ndikimin e duhur. Nuk dimë se çka ndodh me rastet kur dërgohen tek prokuroria andaj kemi lidhur edhe marrëveshje. Ne kemi dërguar 300 raste gjatë viteve të fundit ndërkaq 51 raste vitin e kaluar, çështja është që ne duhet ta dimë mos po e ngarkojmë më shumë elemente Prokurorinë”, deklaroi Spanca.

Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhala tha se partitë që nuk e kanë deklaruar pasurinë janë dënuar me kusht, e mosdeklarimi me kohë parasheh dënim me gjobë dhe procedura tjera.

“Vendimet e Agjencisë janë respektuar, neve na është dashur të ballafaqohemi me pushtetin mirëpo shumica e institucioneve i kanë zbatuar. Ne bashkëpunojmë me prokurori, kemi takime e tryeza të shumta për raste ku kanë vendosur prokurorë të ndryshëm, këto i kemi koordinuar dhe mundohemi ta bëjmë më të mirën. Gjetjet tona ia raportojmë kuvendit”, u shpreh ai.

Të ngjashme