Spanja bëhet vendi i parë evropian që arrin një milion raste me COVID-19

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Spanja është bërë vendi i parë në Evropën perëndimorë që ka regjistruar më shumë një milion raste të konfirmuara me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 16,973 raste të reja me koronavirus, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Kjo ministri gjithashtu ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 34,366 raste të vdekjeve me COVID-19.

Disa prej ekspertëve dyshojnë se numri i infeksioneve dhe vdekjeve është shumë më i lartë. Sipas tyre, mungesa e testimeve po e bën të pamundur për autoritetet që ta regjistrojnë shkallën e vërtetë të shpërthimit.

Të ngjashme