Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, tha se do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme të shtunën në mes të një rritje të madhe të vdekjeve të koronavirusit.
Ai paralajmëroi se kanë kaluar javë të vështira, por ai është zotuar se qeveria do të bëjë gjithçka që duhet për të luftuar krizën.
Numri i vdekjeve në Spanjë u rrit me rreth 50% në ditë duke arritur në 120. Ndërsa, të infektuarit u rritën në 4200.
Sanchez tha që shifra mund të shkojë në 10,000 javën e ardhshme, shkruan BBC.
Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë lejon qeverinë e tij të marrë masa të gjera deri në 15 ditë, duke përfshirë:
Kufizimin e lëvizjes së njerëzve ose automjeteve
Urdhërim për evakuime
Ndalimi i hyrjes në zona ose vende të caktuara
Ndërhyrja në fushat e industrisë dhe bujqësisë
Kontrollet po rriten në kufijtë në Europë, në përgjigje të koronavirusit.