Spanja ka arritur të marrë një fitore të vështirë ndaj Iranit, duke e mundur ekipin iranian me rezultatin e ngushtë 1:0.
Spanjollëve iu duhej një fitore, pasi në ndeshjen e parë nuk kishin arritur më tepër se një barazim 3:3 me Portugalinë. Ndaj Iranit, iberikëve iu është dashur një gol i Diego Kostës për të marrë fitoren dhe entuziazmin për një kualifikim të mundshëm nga faza e grupeve.
Spanja ishte një ekip gjithmonë në kërkim të golit dhe me shumë raste për shënim. Nga ana tjetër, edhe Irani kishte shumë raste. Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse Kosta shënoi me fillimin e pjesës së dytë të takimit.
Një surprizë e vërtetë ndodhi në minutën e 60 të takimit, teksa Irani shënoi gol, por se u anulua për pozicion jashtë loje. Ishte futbollisti iranian Saeid Ezatolah që shënoi për aziatikët.
Mirëpo, ky gol u anulua nga gjyqtari, me ndihmën e VAR-it.
Në pjesën e mbetur të takimit, të dyja ekipet kombëtare kishin raste për shënim. Spanja dominoi fillimisht, duke ngulmuar për golin e dytë, kurse edhe Irani nga ana tjetër sulmonte portën kundërshtare.
Mirëpo, në fund gjithçka u mbyll 0:1 për spanjollët. Pavarësisht fitores, spanjollët nuk janë kualifikuar ende. Portugalia dhe Spanja udhëheqin grupin me 4 pikë, pasuar nga Irani me 3 dhe në fund renditet Maroku me 0 pikë.