Spanja – Kosova, përfundon pjesa e parë

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Kosova e luan sonte ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Në “Estadio La Cartuja de Sevilla” Spanja e pret Kosovën në takimin e parë mes tyre. Kosova dhe Spanja bëjnë pjesë në Grupin B kualifikues për Botërorin 2022.

Mbyllet pjesa e parë. Kosova po mposhtet 0:2 nga Spanja.

39′ Ujkani bën një pritje fantastike. E shpëton Kosovën nga pranimi i golit të tretë.

36′ Dy minuta, dy gola. Spanja shënon sërish. Ferran Torres shënon pas një goditje të bukur.

34′ Spanja kalon në epërsi. Dani Olmo me një goditje shumë të saktë e lë fjetur Samir Ujkanin.

31′ Portieri Simon bëri dalje të pa menduar mirë, por Rashica për pak nuk arrin të përfitojë.

30′ Ferran Torres u nis drejt portës së Kosovës, por goditja e tij ishte e plogësht dhe e pasaktë.

28′ Arbër Zeneli dhe Lirim Kastrati fillojnë të ngrohen. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Bernard Challandes për zëvendësimet.

26′ Një ndërhyrje e Kolollit në Torres tensionoi pak situatën, teksa dy lojtarët filluan fjalosjen.

22′ Super Samir Ujkani. Alvaro Morata kalon bukur duke iu shmangur Dresevicit dhe gjendet ballë për ballë me Ujkanin, por portieri i Kosovës bën një tjetër pritje të madhe.

19′ Rashica tenton depërtimin, por ndalet nga mbrojtësit spanjollë.

16′ Tollovi në zonën e Kosovës, Dresevic bën ndërhyrje decizive.

15′ Kanë kaluar 15 minuta të ndeshjes, Spanja ka iniciativën deri më tash.

8′ Alba pranon një top nga Koke në anën e majtë duke u vënë ballë për ballë me portierin, por kapiteni Ujkani pret goditjen e tij.

6′ Ferran Torres depërton mirë nga ana e djathtë, por askush nuk iu përgjigj pasimit të tij.

5′ Dani Olmo krijon hapësirë dhe godet nga largësia, por topi përfundon mbi portë.

1′ Starton ndeshja.

Të ngjashme