“Spanja nuk është Jugosllavi, Kosova nuk është Kataloni”

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 13:45 | Nga

Florian Biber, analist për Ballkanin në Universitetin e Gracit, e ka krahasuar referendumin e ndaluar për pavarësinë e Katalonisë me disa raste ballkanike.

Ai saktëson se Spanja nuk është Jugosllavi, e as Katalonia Slloveni apo Kroaci, ashtu siç, thotë ai, Istra,Vojvodina apo Republika Serbe nuk janë Kataloni.

Biber ka theksuar se arsyet, dinamika dhe proceset politike që çojnë deri të krijimi i një lëvizje për pavarësi janë specifike, por sukseset, thotë ai, u takojnë grupeve për pavarësisë, kurse humbjet shteteve, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se dallimi i madh ndërmjet Kosovës dhe Katalonisë është dhuna.

Biber thekson se lëvizja për pavarësi e Katalonisë nuk mund të krahasohet me atë tqë Kosovës. Sipas tij, për Kosovën bëhet fjalë për histori të represionit dhe dhunës.

“Edhe para luftës të vitit 1998-99, suprimimi i pavarësisë është parë që Kosova nuk mund të llogarisë në ndonjë marrëveshje për autonomi me Serbinë”, ka thënë ai, duke shtuar se ky nuk është rast kur bëhet fjalë për Kataloninë, e cila gëzon vetëqeverisje të gjerë.

Spanja, thotë Biber, është demokratike, derisa Jugosllavia dhe Serbia në vitet e 90-ta nuk ishin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme