Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, ka zbuluar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e radhës.
Spanja më 11 tetor do të përballet në ndeshje miqësore me Uellsin, ndërsa katër ditë më pas pret Anglinë, përcjell Lajmi.
Për këto dy ndeshje, trajneri Enrique do të ketë në dispozicion 23 lojtarë.
Lojtarët e ftuar nga Luis Enrique:
Portierë: Kepa, De Gea, Pau López
Mbrojtës: Gayá, Marcos Alonso, Albiol, Nacho, Ramos, Bartra, Azpilicueta, Jonny
Mesfushorë: Busquets, Rodri, Koke, Ceballos, Thiago, Saul
Sulmues: Asensio, Morata, Rodrigo, Suso, Aspas dhe Alcácer.