655 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në Spanjë gjatë 24 orëve të kaluara.
Kjo shifër është pak më e ulët nga mbi 700 që u raportuan të mërkurën, ka njoftuar ministria e shëndetësisë e këtij vendi.
Ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 në Spanjë u rrit në mbi 4,000.
Numri i përgjithshëm i rasteve të coronavirusit u rrit në 56.198 nga 47.610 sa ishte të mërkurën.