Beogradi është ende duke e konsideruar mënyrën se si do të marrë pjesë Serbia në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE’së më 17 qershor që do të mbahet në Sofje.
Gazeta beogradase Vecernje Novosti shkruan se ‘rrethanat po ndryshojnë për shkak të qëndrimit të vendeve të BE’së që ende nuk e kanë njohur Kosovën si Spanja, Rumania, Qipro’.
Sipas V.Novosi këto vende duket se do të tërhiqen nga pjesëmarrja në Samit për shkak të pjesëmarrjes së presidentit Hashim Thaçi në këtë samit, pasiqë siç shkruan kjo gazetë, përfaqësues të këtyre shtete ‘nuk duan as të fotografohen me Thaçin’.
“Këto shtete nuk duan të jenë në tavolinën e njëjtë ku është edhe Prishtina”.
Sipas artikullit, Spanja, Romania dhe Qipro kanë menduar për planin B lidhur me këtë situatë.
Ata do të dërgojnë zyrtararët e tyre vetëm në një darkë pune para samitit dhe pastaj do të prezantohen nga përfaqësuesit e BE’së.
Kjo do të jetë një praktikë e re brenda BE’së, pasiqë ende nuk ka ndodhur që vendet ta prezantojnë njëra-tjetrën me përfaqësues të ndryshëm.