Spanja shënon një “rënie të lehtë”, 605 viktima brenda 24 orëve nga Coronavirusi

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetë nga Coronavirusi 605 njerëz.

Një ditë më parë u raportuan 685 viktima në 24 orë, pra 83 vdekje më pak.

Tashmë numri total i viktimave në vend ka shkuar në 15 843, shkruan oranews.tv.

Numri i të infektuarve ka arritur në 157 022 ndërsa 55 668 pacientë janë shëruar.

Ditën e djeshme parlamenti spanjoll votoi për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 26 prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme